Shkolla 9-vjeçare jopublike “Ismail Qemali” është e përkushtuar për të siguruar një nivel të lartë mësimdhënie dhe një mjedis edukues në shkollë, për të edukuar qytetarë të së ardhmes.
Besojmë që nxënësit:
- Kanë gjithmonë stile të ndryshme të nxëni dhe natyrisht dhe nevoja të ndryshme për të mësuar
- Kanë nevojë të edukohen jo vetëm gjatë shkollës por jashtë saj edhe pas mbarimit të shkollës.
- Të gjithë duhet të rriten dhe të zhvillohen me një personalitet të plotësuar.
Besojmë që të nxënit:
- Është një proces që vazhdon gjatë gjithë jetës.
- Është më rezultativ, kur zhvillohet në një mjedis pozitiv të nxëni.
- Duhet të jetë motivues, i larmishëm dhe që merr parasysh nevojat individuale të nxënësve.
Besojmë që mësuesit:
- Përpiqen të japin një edukim për nxënësit i cili natyrisht bazohet dhe ka një përfundim bazuar në vite studimi dhe cikle shkollore.
- Duhet të vazhdojnë të nxënë dhe të rriten e të zhvillohen dhe ata profesionalisht nga bashkëveprimi me nxënësit e tyre.
- Duhet të mbajnë dhe të freskojnë vazhdimisht stilet e tyre të frytshme të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Besojmë që mësimdhënia:
- Është gjithmonë një sfidë për mësuesit, të cilët kërkojnë cilësi të lartë arritjeje tek nxënësit.
- Është përherë e mirëplanifikuar, duke siguruar kështu mundësi për një zhvillim të frytshëm të saj.
Besojmë që shkolla:
- Kujdeset për rritjen dhe zhvillimin e nxënësve.
- Bazohet dhe e zhvillon veprimtarinë e saj duke bashkëpunuar me komunitetin brenda dhe jashtë shkollës.
- Siguron materiale dhe mjedise të përshtatshme për të nxënët.
- Është e interesuar për interesat më të mira të nxënësve të saj.